Zarf me ‘pluhur të bardhë’ në rezidencë, nusja e Trump përfundon në spital

Një zarf me ‘pluhur të bardhë’ kishte mbërritur në mënyrë misterioze në rezidencën e Trump Junior, të cilin e kishte hapur gruaja e Donald Trump Junior dhe menjëherë pas kësaj Vanessa Trump është transportuar me urgjencë në spital, shkruan RT.

Zarfi në fjalë i ishte dërguar djalit të Donald Trump në New York, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka pasur në përmbajtje të tij.

Ndërkohë mësohet se gjendja e Vanessa është e mirë.

Po ashtu në spital u dërguan edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në ato momente në shtëpi, për t’u nënshtruar ekzaminimeve.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes si dhe identifikimin e dërguesit të zarfit.