23-vjeçarja ishte ylli i fakultetit, por aksidenti ia ndryshoi jetën. I dashuri ia mbathi 

Gjithçka nisi pas një vonese për të takuar të dashurin, e ai, në mërzitje e sipër i dha makinës si i çmendur. Kaq mjaftoi që ata të pësonin një aksident, që do të ishte fatale për jetën e 23-vjeçares, e cila dikur konsiderohej si më e bukura e fakultetit.

Maria Lebedeva dhe i dashuri i saj pësuan një aksident të rëndë me makinë në jug të Rusisë, por vetëm ajo mbeti e dëmtuar. Nga ky aksident, 23-vjeçarja pësoi dëmtime në tru dhe u verbua. E sikur të mos mjaftonte kjo, i dashuri i saj nuk e pranoi kurrë fajin, por ai zgjodhi që të largohej, si të mos kishte ndodhur asgjë. Ndarja e tyre erdhi menjëherë sapo Maria doli nga agonia, që e mundoi për muaj me radhë.

“Ai erdhi në spital dhe s’kërkoi kurrë falje. Më tha se ishte faji i të dyve për çfarë ndodhi duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese. Më la dhe u largua”, thotë Maria. Për fat të keq, ajo nuk është më e aftë të kryejë nevojat personale, s’mund të qëndrojë diku nëse nuk shoqërohet nga dikush tjetër.

“Më mungon liria që kisha dikur. Ndonjëherë më krijohet ndjesia që njerëzit kanë mëshirë për mua. Duket sikur e dëgjoj çfarë thonë, edhe pse s’i shikoj kurrë. Pa dyshim nuk humba vetëm sytë në atë aksident të mallkuar”, shton Maria.