Batutat pikante/ Rama: Drejtorët e kanë në terezi, unë e ti e pësojmë

Kryeministri Rama i cili shquhet për batutat e tij pikante, nuk është kursyer edhe këtë herë teksa dëgjonte shqetësimet e qytetarëve të Elbasanit. Ai u ndal në bashkëbisedim me një qytetar, ku ky i fundit kishte probleme me legalizimin e banesës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryeministri nuk kurseu ironitë për drejtorët e institucioneve, ndërsa shtoi se ata e kanë në terezi.

BATUTAT
Qytetari:
 Kur të dëgjova ty në Berat, një muaj më parë, desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë certifikatën e pronësisë.
Rama: Televizorin e theve apo jo?
Qytetari: Televizorin nuk e theva, jo
Rama: Hajde merre certifikatën, se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu. Se drejtori djalë i mirë, por e dinte që ose ti do merrje certifikatën, ose ai do të lirohej nga detyra.

Rama: Kjo është ajo që duhet bërë që të bashkëpunojmë unë dhe ti, që të punoj dhe drejtori. Të ruhemi nga drejtorët. Se ata e kanë në terezi, kush e ha jam unë dhe ti. Mua të më bëhet puna, ty të mbaroj puna.