Dalja nga ndihma ekonomike/ Kurs profesional dhe 55 mijë lekë në muaj

Qeveria do të ndërmarrë një nismë, për të zbutur varfërinë, por dhe për të lehtësuar listat e atyre që janë me ndihmë ekonomike. Në prononcimin për media, Rama tha se kushdo që del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, do të ketë mundësinë e një trajnimi, që të jetë i gatshëm për tregun e punës.

“Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht i aftë për punë, ne jemi gati që ta mbështesim, që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe një minimum dije për punë, ose ti japim mundësinë e një trajnimi.

Dua të ritheksoj sot që qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është mesatarja e ndihmës ekonomike për çdo kënd që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet”.