Dita e Verës/ Rama dhe Basha bashkë në Elbasan

Me rastin e Ditës së Verës, kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, do vizitojnë qytetin e Elbasanit.

Rama ndodhet me kabinetin qeveritar që prej ditës së djeshme në qytetin e Elbasanit, ku ka zhvendosur mbledhjen e qeverisë. Sot Rama do të jetë edhe në disa aktivitete me rastin e Ditës së Verës.

Ndërsa nga zyra e shtypit e PD-së është lajmëruar që në orën 11.30 kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë në Elbasan për ditën e verës.

Fillimisht, do të vizitojë Panairin dhe më pas do të bëjë një shëtitje në bulevard me qytetarët.