Dua Lipa anulon koncertet me Bruno Mars. Çfarë ka ndodhur me të?

Ndoshta nuk do ta besonit, por dhimbja e dhëmbit nuk e ka lejuar Dua Lipën që të performojë për fansat e saj. Ajo është detyruar që të anulojë edhe turin muzikor, që kishte nisur bashkë me Bruno Mars.

Shkak ka qenë dhimbja e dhëmbit të pjekurisë dhe dentisti e ka rekomanduar të mos performojë.

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga koncertet me Bruno Mars. Kam qenë duke performuar nën dhimbje të madhe, për shkak të dhëmbit të pjekurisë dhe siç më kanë sugjeruar dentisti dhe kirurgu im oral, më duhet ta heq dhëmbin.

Po e shijoja shumë këtë turne dhe jam e mërzitur që gjërat shkuan kështu, por shpresoj se do të kem rikuperim të shpejtë dhe të rikthehem”, ka shkruar Dua.