Ekspertja e torturave, në krye të CIA-s

Trump shkarkoi nga detyra sekretarin e përgjithshëm të shtetit, Rex Tillerson dhe në vend të tij emëroi shefin e CIA-s, Mike Pompeo. Sakaq, në vendin e mbetur vakant në CIA, pas largimit të Mike Pompeo, Trump emëroi një grua, Gina Haspel. Kujtojmë nkëtu faktin se ajo është gruaja e parë që është zgjedhur ndonjëherë në këtë post.

Profili i plotë/ Ja kush është shefja e re e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës

Gina Cheri Haspel (lindur më 1 tetor 1956) është një zyrtare e Inteligjencës amerikane, e cila është quajtur ekspertja e torturave.

Ajo u bashkua me CIA në vitin 1985. Në shkurt 2017 u emërua nga Presidenti Donald Trump si Zëvendës Drejtore e CIA-s.

Ajo është “zyrtarja e parë e karrierës në CIA” që ka marrë atë emërim, edhe pse është gruaja e dytë, pasi Avril Haines ishte emëruar nga Barack Obama në vitin 2013.

Haspel drejtoi një nga burgjet e CIA-s të vendosur në Tajlandë në 2002, të quajtur “hapësirë e zezë”, ku terroristët e dyshuar të Al-Caeda, Abd al-Rahim al-Nashiri and Abu Zubaydah janë mbajtur për një kohë të gjatë dhe i nënshtroheshin praktikave më të ashpra të torturës, si futja e kokës në ujë.

Burgu ishte koduar me emrin “Syri i Maces”. Raporti i Komisionit të Inteligjencës të Senatit mbi torturën e CIA-s, specifikon se gjatë ndalimit të terroristeve të dyshuar në këtë burg, u morën në pyetje duke mos përdorur metoda të ndryshme te tortures.

Kabllogramet e deklasifikuara të CIA-s specifikojnë se Zubaydah futej në ujë 83 herë në muaj, ishte i privuar nga gjumi, e koka e tij përplasej në mur, e gjatë kësaj kohe humbi syrin e majtë.