Familja kryeministrore i bashkohet festimeve në rrugët e Tiranës

Edhe për familjen kryeministrore, e sotmja ka qënë një ditë feste e relaksi. Kureshtje e shtuar ka qënë edhe se si ka festuar kryeministri Rama së bashku me familjen.

Rama ka vendosur që momentet e bukura nga dita e sotme, t’i ndajë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ai ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet duke luajtur bashkë me djalin dhe bashkëshorten e tij me top, në një sallë ku luhet basketboll.

Më herët, Linda me djalin janë fotografuar në rrugët e Tiranës, teksa kanë dalë si shumë të tjerë, t’i gëzohen festës.