Financimet ruse në PD, Flamur Noka: ‘Father Soros’ nëpërmjet ‘Mother Jones’ i vjen në ndihmë Edi Ramës

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ditën e sotme foli për akuzat e qeverisë ndaj PD-së për financimet ruse, pas artikullit të publikuar në revistën “Mother Jones”.

 “Mother Jones është një gazetë mbrapa së cilës fshihet babai shpirtëror i Edi Ramës, George Soros. Edi Rama është mjeshtër i tymnajave për të mbuluar skandalet e qeverisë së tij. Le të vijojnë hetimet. S’ka asgjë për të fshehur nga Partia Demokratike. Që këtu kuptohet. Father Soros nëpërmjet Mother Jones i vjen në ndihmë Edi Ramës që paguan për këtë gjë. Po pse ndodh kjo e pikërisht tani?

Se skandalet ku është zhytur Rama janë të tilla sa në një vend normal do rrëzonim 10 qeveri. A ka fakt më të madh se të kapen 613 kg kokainë? E vërteta doli që Shqipëria është bërë Kolumbi e Evropës, avionët iknin e vinin me drogë.

Fjalët tona i citon departamenti amerikan i shtetit. Është vendi i parë në botë për konsumimin e kokainës, pse nuk ishte kur drejtoja unë dhe qeveria Berisha. Peshku i madh është në familjen kryeministrore, duhej dështuar transporti se do dilte familja Rama”, tha Noka.