Gjonaj në Peqin: Reformë rrënjësore për sistemin në burgje! Nuk do ndalemi

Paraditen e sotme, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një inspektim në burgun e Peqinit.

Ministrja Gjonaj theksoi se do të vijohet deri në pastrimin e të “gjithë metastazave të këtij fenomeni” në burgje.

“Kemi nisur një reformë rrënjësore për sistemin në burgje dhe nuk do ndalemi. Ne do të pastrojmë të gjithë metastazat e korrupsionit në këto institucione. Dua të theksoj se në dy muaj janë proceduar penalisht 20 punonjës në burgje, ndërsa rreth 100 punonjës me rekorde kriminale, do të largohen”, u shpreh ministrja Gjonaj.