Gjyshja kuksiane bënte të njëjtin veprim prej 20 vitesh, askush s’e kishte kuptuar çfarë fshihte ajo

Një grua e vjetër në moshë ka tronditur autoritetet shqiptare, pasi i kanë zbuluar mashtrimin me të cilin jetonte prej 20 vitesh.

Burimet nga drejtoria Vendore e Policisë Kukës, përkatësisht Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar bëjnë me dije se:

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen XH.M, vjeç 74, banues në Shtiqën, Kukës, pasi duke falsifikuar dokumentet, ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar pension, padrejtësisht për rreth 20 vjet. Neni 186 e 145 i Kodit Penal.