“Heshtja është nëna e së vërtetës”/ 25 thënie për të urtët, që u hapin rrugë budallenjve

“Tingulli” i heshtjes është ai më kumbuesi.

Edhe kur jemi krejtësisht vetëm dhe mendojmë për mungesën e zërave, ka disa citate të mira për heshtjen të cilat mund të na bëjnë shoqëri, të na bëjnë të dëgjojmë diçka…edhe kur në fakt nuk ka asgjë për t’u dëgjuar.

Jo se nuk dinë të flasin, por sepse heshtja është një nga (mos)veprimet që të çojnë drejt vendimeve dhe marrëdhënieve më të mira me veten dhe të tjerët.

POR, edhe duhet të dish kur dhe si të heshtësh…

Lexoni 25 thëniet më të mira për heshtjen dhe ju që flisni “pa hesap” – reflektoni.

E ju që heshtni shpesh, krenohuni! 🙂

1. Paaftësia për të heshtur paraqet një nga dështimet më të mëdha të njerëzimit.
– Walter Bagehot (1826 – 1877); Ekonomist dhe kritik anglez

2. Eshtë shumë më fisnike t’i shmangesh situatave të pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes.
– Francis Beaumont (1584 – 1616); Dramaturg anglez

3. Heshtja është një nga argumentet më të vështira për t’u përgënjeshtruar.
– Josh Billings (1815 – 1885); Humorist dhe ligjërues amerikan

4. Ekzistojnë momente kur heshtja jehon më fuqishëm se çdo gjë tjetër.
– Leroy Brownlow (1914 – 2002); Krijues, publicist dhe shkrimtar amerikan

5. Heshtja është elementi me anë të të cilit gjërat e mrekullueshme e formësojnë vetveten!
– Thomas Carlyle (1795 – 1881); Filozof dhe shkrimtar skocez

6. Nuk është mirë të heshtim nëse jemi të mençur, por nëse nuk jemi aq të mençur, atëherë më mirë është të heshtim.
– Charles Caleb Colton (1780 – 1832); Sportist dhe shkrimtar anglez

7. Nëse nuk thoni asgjë, atëherë nuk do t’ju lusin t’i përsëritni fjalët tuaja edhe njëherë.
– Calvin Coolidge (1872 – 1933); Presidenti i tridhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

8. Heshtja është nëna e së vërtetës.
– Benjamin Disraeli (1804 – 1881); Burrështetas dhe kryeministër anglez

9. Mos e prekni flautin, gjersa daullet dëgjohen vërdallë; kur budallenjtë flasin, të mençurit duhet të heshtin.
– Johann Gottfried Von Herder (1744 – 1803); Kritik dhe poet gjerman

10. Personi i cili nuk e kupton heshtjen tuaj, ka gjasa që të mos i kuptojë as fjalët tuaja.
– Elbert Hubbard (1856 – 1915); Shkrimtar dhe publicist amerikan

11. Nuk është ide aq e keqe që kohë pas kohe të heshtim, edhe pse jemi të vetëdijshëm për çka po flasim.
– Kin Hubbard (1868 – 1930); Humorist dhe gazetar amerikan

12. Fjala e pathënë nuk e lëndon askënd.
– Lajos Kossuth (1802 – 1894); Burrështetas hungarez

13. Fjalët mund të thumbojnë jashtëzakonisht shumë, por vetëm heshtja mund të ta thyejë zemrën.
– Phyllis McGinley (1905 – 1978); Poeteshë dhe shkrimtare amerikane

14. Unë personalisht preferoj: të lexoj, të dëgjoj muzikë dhe… të hesht.
– Dame Edith Sitwell (1887 – 1964); Poeteshë angleze

15. Ai kishte sulme të kohëpaskohshme të heshtjes të cilat e bënin bashkëbisedimin me të jashtëzakonisht të këndshëm.
– Sydney Smith (1771 – 1845); Shkrimtar dhe klerik anglez

16. Ai dinte ta gjente atë moment të përsosur psikologjik kur nuk duhej të thoshte asgjë.
– Oscar Wilde (1854 – 1900); Krijues dhe shkrimtar anglez

17. Sigurohuni që fjalët tuaja të jenë të bukura, si heshtja juaj.
– Alejandro Jodorowsky.

18. Unë do të thoja që është më mirë të jesh mbret i heshtjes tënde, se sa skllav i fjalëve të tua.
— William Shekspir.

19. Heshtja është i vetmi mik që nuk të tradhton kurrë.
– Konfuci.

20. Miqësia e vërtetë vjen kur heshtja midis dy njerëzve duket diçka e këndshme.
— Erasmus i Roterdam.

21. Heshtja është zhurma më e fortë, ndoshta më e fortë se zhurmat.
— Miles Davis.

22. Jo çdo largësi është mungesë, jo çdo heshtje është harresë.
– Mario Sarmiento.

23. Për çdo lloj dhimbjeje ka dy medikamente të mundshme: koha dhe heshtja.
– Alexandres Dumas.

24. Mos e thyej heshtjen, nëse nuk ke diçka të mirë për të thënë.
– Ludving Van Bethohven.

25. Heshtja është elementi me të cilin krijohen gjithë veprat e mëdha.
— Thomas Carlyle.