Iggy Azalea: Për dy vite nuk dilja nga shtëpia, kam dashur t’i jap fund jetës

Për fat të keq, edhe këngëtarja Iggy Azalea është përballur me depresionin. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo është rrëfyer se ka kaluar një periudhë në jetë gjithë ulje-ngritje dhe se i ishte dashur të përballej me depresionin. Situata ka qënë mjaft e rëndë, aq sa 27- vjeçarja tregoi se si përgjatë 2 viteve, vështirë se doli nga shtëpia.

“Asokohe pata një ndarje të dhimbshme, plus që karriera nuk po më shkonte fort mirë. Dhe kështu e gjeta veten duke mos bërë asgjë që kisha bërë më parë, gjithçka kishte ndaluar. Nuk dija si ta riktheja jetën time mbrapsht, si të kisha një rutinë apo gjëra për të bërë sërish dhe mbi të gjitha nuk po dija më si të isha e lumtur dhe të ndjehesha normale”.

Në 2016 këngëtarja tha gjatë një interviste për “The Cruz Show”, se kritikat e ashpra ndaj saj, e kishin shtyrë të mos kishte më dëshirë për të jetuar.

“Kaq shumë kritika e bëjnë njeriun të mendojë: Për çfarë të jetoj më? Ka patur momente që kam dashur t’i jap fund jetës. Po, vërtet!”.

Por duket se ajo çdo gjë e ka hedhur pas krahëve. “Ka qenë pak e vështirë realizimi i saj, sepse më kthente pas në ato kohë, por më bënte dhe të lumtur ama, të lumtur që më në fund ia dola t’i shpëtoj”.