Ju ndodh shpesh që stomaku nis e “këndon”? Ja si ta eliminoni zhurmën

Të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë zhurmën e stomakut. Nuk duhet të ndiheni në faj, pasi çdo gjë varet nga sistemi tretës, kur vala e kontraksioneve muskulare shtyn ushqimin nga stomaku. Zhurmat shqetësuese do të rrallohen, pasi të ushqehemi shpesh dhe me masë.

Aparati tretës ka edhe lëngje që bashkë me ushqimin, shoqërohen edhe me gaz dhe ajër. Këta dy elementë janë përgjegjës për zhurmën e stomakut.

Dy orë pas ngrënies, organizmi ynë prodhon një hormon që dërgohet si sinjal për oreksin në tru. Truri më pas i çon stomakut një sinjal, për të aktivizuar pastruesit e stomakut nga ushqimi që ndodhet ende aty.

Në rast se nuk ka ushqim, por vetëm gaz dhe ajër, atëherë nisin edhe dëgjohen zhurmat e çuditshme.