Kjo ishte dëshira e fundit e profesor Hawkings. Ja cili ishte amaneti i tij i fundit…

Sephen Hawking, i cili vdiq në moshën 76 vjeçare, mësohet të jetë shprehur se e dinte çfarë donte mbi varrin e tij.

Profesori i Kembrixhit e kishte bërë të qartë se ai do të donte atë që tashmë njihet si ekuacioni i Hawking.

Ai kërkoi që mbi varrin e tij të gdhendej ekuacioni që ai vetë kishte zbuluar.

Ekuacioni mbart pjesët më të rëndësishme të zbulimeve që ka bërë prof. Hawkings. Ai shpreh në mënyrë elegante idenë që do të përcaktonte drejtimin e punës dhe jetës së tij: që vrimat e zeza nuk kanë qenë krejtësisht të zeza, dhe që ato emetonin një frekuencë që do të bëhej i njohur si radiacioni Hawkings.

Zbulimi i kësaj përmase të gjithësisë i hapi rrugën mundësisë për të kuptuar jo vetëm vrimat e zeza por edhe mënyrat sesi universi rritet dhe ndryshon me kohën. E, pjesa më e madhe e tij mund të shprehet me anë të pak shkronjave:

Ekuacioni i Hawking

S-ja e ekuacionit shërben për të llogaritur entropinë: një anë e koklavitur por e rëndësishme e vrimave të zeza, që mund të kuptohet se sa kaos ka në një sistem. Në disa raste shkronjës i vendoset një “BH” e vogël në afërsi, që nënkupton profesorët Hawkings dhe Jacob Bekenstein, edhe ky i fundit një shkencëtar i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në kuptimin e vrimave të zeza.

Pjesa tjetër janë numrat që shërbejnë për njehsimin e kësaj entropie: h është konstantja e Plankut, aq e rëndësishme në mekanikën kuantike; G është konstantja e Njutonit, e përdorur për të shprehur gravitetin; A i referohet hapësirës së eventit horizon; c është shpejtësia e dritës, e bërë e famshme nga formula madhështore e Ajnshtajnit, dhe k është konstantja e Boltzmannit, e cila shpreh lidhjet midis energjisë dhe temperaturës.

Siç mund të kuptohet ekuacioni dhe puna e Hawkings është e gjitha e ngritur mbi shpatullat e gjigantëve të tjerë të fizikës: Njuton, Ajnshtan, Boltzmann dhe Plank.