Koha kalon dhe ata bëjnë 3 vjet të ndarë. Ben Affleck i përgjerohet gruas për rikthim

Pasi deklaruan ndarjen në 2015-ën, Ben Affleck dhe Jennifer Garner shpenzuan pothuajse dy vjet në terapi çiftesh, me qëllimin e vetëm për të shpëtuar martesën e tyre. Duket se gjerat nuk po shkojnë aspak mirë mes tyre.

Sipas “Us Weekly”, Affleck i është përgjëruar ish-partneres së tij të kthehej me të, por kjo e fundit e ka refuzuar, pasi tani është vonë.

Miqtë e përbashkët tregojnë se gjatë kohës që ylli i filmave rehabilitohej, ajo i ka qendruar pranë për çdo ditë dhe e mbante familjen të bashkuar.

Duket se aktori është penduar për veprimet e së shkuarës dhe tani do një tjetër shans, por është Garner e cila nuk ka treguar kurrfarë interes ndaj tij.

“Ajo luftoi me gjithë shpirt për ta rregulluar këtë lidhje dhe donte shumë që të ishin si më parë. E ka falur kaq shumë atë, por Ben s’ndryshoi kurrë”, është shprehur një nga mikeshat e Jennifer-it.