Kombëtarja shqiptare humbet një mesfushor titullar

Dy javë para ndeshjes miqësore me Norvegjinë, Christian Panucci nuk duhet të llogarisë një nga mesfushorët më punëtorë të Kombëtares shqiptare.

Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertha Berlin, për shkakun e një dëmtimi. Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar më mirë dëmtimin e tij.

Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ai ka qenë një pikë kyçe për formacionin e Freiburg, dhe rikthimi i tij, pas këtij dëmtimi, duket se do të jetë i largët.