Mesiç flet 22 vjet pas zhdukjes se oficerit nga Kosova: Vitia mund të jetë ndërruar mes të burgosurve serbë dhe maqedonas

Stipe Mesiç flet 22 vjet pas zhdukjes së oficerit dhe pilotit nga Kosova Sinan Vitia, dhëndrit nga Presheva. Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarakë, Sinan Abedin Vitija (1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë edhe sot e kësaj dite, pas 22 vitesh kërkohet nga familjaret ne Lipjan, Zare dhe Preshevë.

Familjaret e oficerit Vita kane deklaruar se “kemi quar duart nga qeveria e Kosovës dhe nuk presim diçka te re për me të te dashurin tone Vitia.” Ata, tashmë shpresat i kane drejtuar kah Zagrebi dhe ndërkombëtarët te cilët kane shtuar një sër kërkesash pranë ICRC-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare në Gjenevë..”
Mesiç: Vitia mund te jete viktime e këmbimeve mes të burgosurve serbe dhe maqedonas

Lidhur me Sinan Vitinë “Presheva jonë” është interesuar edhe tek ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, meqë oficeri kishte qenë si ushtarak ne Kroaci. “Unë shprehi keqardhje familjes Vitia për zhdukjen e birit te tyre. Oficeri Sinan Vitia mund te jete viktime e këmbimeve mes te burgosurve serbe dhe maqedonas. Dhe unë dyshoj ne këtë “pazar” te Shkupit dhe Beogradit, ne stilin ma jep një shqiptar “tonin” ju japim maqedonasin e juaj…” ka thënë Mesiç.
Dhe sipas tij për këtë rast jo vetëm duhet alarmuar por edhe duhet kërkuar te behet presion nga ICR apo organizatat ndërkombëtarë ne Shkup dhe Beograd, sepse oficerin nuk mund ta ketë lëshuar toka, për te cilin dinë shume mire serbet dhe maqedonët me shume se ne kroatet, sepse nga ne është përcjellë shendosh e mirë për ne vendlindje drejt aeroportit të “Shkupit”.

Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qenë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, poashtu nuk ka dilemë se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave. Sipas Maliqit piloti shqiptar Sinan Vitija ka zbritur në aeroportin “Petrovec” (sot Aleksandri i Madh) në Shkup, më 28 nëntor 1993.
Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qenë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës. Nuk ka dilemë-është e saktë, se, Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellë” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tij!
Sinan Vitija, komandant i njësisë ushtarak shqiptare në Kroaci “SKENDERBEU”

Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ditën kritike, me 28 nëntor 1993, ai zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija. Ish-presidentit të Kroacisë Stipi Mesiç sa ishte kretar shteti i kishin deklaruar agjencisë informative “Persheva Jonë” se Sinan Vitia mund të jetë ndërruar me ndonjë të burgosur serbe dhe maqedonas, ku më pastaj shqiptari nga Kosova (dhëndri nga Presheva) treten pa kurrë farë gjurmësh në Serbi?!…
Dëshmitarët sot flasin se Sinan Vitia është përcjellë deri në aeroportin e Zagrebit via Shkup. Ketë na e ka konfirmuar sikur e shoqja e tij Sevdie Sadriu-Vtia (nga Presheva, fshati Lezbali) ashtu edhe ish-presidenti kroat Mesic. Por nga aeroporti i Shkupit Sinan Vitia nuk është parë më kurrë . Ai zhduket pa shenjë pa dokë. Ish-presidentit të Kroacisë Stipi Mesiç sa ishte kretar shteti i kishin deklaruar agjencisë informative “Persheva Jonë” se Sinan Vitia mund të jetë ndërruar me ndonjë të burgosur serbe dhe maqedonas, ku më pastaj shqipatri nga Kosova treten pa kurrëfarë gjurmësh në Serbi?!…
Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qënë një ndër ata oficer shqiptar të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi-i ndjerë, etj.
Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet e asaj ushtrie vrastare, nuk i kanë lejuar mundësuar demobilizim nga APJ, kur vendi ishte në gjendje lufte.
Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është dhënë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e urës së Maslenicës, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brendisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar). Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani./ bujanoci.net