Messi sonte mund të arrijë shifrën 100 në Champions

Nëse Leo Messi shënon 2 gola sonte në ndeshjen ndaj Chelsea, do të kapte shifrën 100 në Champions League. Chelsea ishte një nga skuadrat së cilës Messi nuk i kishte shënuar në 8 ndeshje, por e bëri realitet dy javë më parë në “Stamford Bridge”, në barazimin 1-1.

Nëse Messi do të realizonte dopietë, nuk do është hera e parë që në garën europiane e ka shijuar një gjë të tillë. Ylli argjentinas e ka bërë këtë në 20 ndeshje, të cilët do të ishin 27, nëse numërojmë “hat-tricks” (5), “poker” (1) dhe “repokers” (1).

Dygolëshin e parë Messi e ka shënuar kundër Panathinaikos, në “Camp Nou” dhe në ndeshjen e parë që e përfundoi me kohë të plotë aktivizim, 90 minuta. Që atëherë, “pushtimet” kanë rënë njëri pas tjetrit. Sezoni më i mirë i tij ishte 2011-2012, me 14 gola.

98 golat e Messit në Champions, deri më tani, shpërndahen midis “Camp Nou” (55 gola) dhe 43 gola në transfertë. Pas “koloseumit” të Barcelonës, stadiumi në të cilën “Rosario” ka shënuar më shumë gola është “Celtic Park”. Në këtë stadium, Leo ka shënuar pesë gola.

Sa për rivalët, Messi ka shënuar ndaj 29 të tillëve në Champions. “Viktima” e tij e preferuar është Arsenali, me 9 gola të pësuar (7 në “Camp Nou” dhe 2 në “Emirates”). Ndjekin Milan dhe Celtic, me 8 gola, Bayer Leverkusen (7), Ajax dhe Manchester City (6). Këta 29 rivalë përfaqësojnë 16 vende.

Në rast të arritjes së 100 golave ​​kundër Chelsea, Messi do të jetë lojtari i dytë “i njëqindtë”, pas Cristiano Ronaldos, i cili tashmë ka shënuar 117 gola në Champions League.