Miti i Kalit të Trojës? Keqkuptimi më i madh i përkthyesve

Homeri kishte të drejtë? A na e ka treguar të vërtetën? Janë të shumtë ata që e kanë pyetur veten dhe përgjigjia që kanë marrë ka qenë e debatueshme, por sot mund të kuptojmë shumë nga sa rrëfehet në poemën e Iliadës. Historia e rrethimit dhe e rënies së qytetit të Trojës ka qenë fryt i fantazisë, paçka se ka diçka të vërtetë në të.

Rënia e Trojës, për shembull, është një fakt historic. Ka ndodhur në periudhën e vonë të Bronxit (1300-1200 p.l.K) kur sistemi politik dhe ekonomik në Mesdhe ishte duke u transformuar dhe tensionet si rrjedhojë e migrimeve massive prej luftës shënjonin fillimin e periudhës së Hekurit. Kalim i cili nuk rezultoi të ishte pa dhembje. Shumë qytete të pasura sikurse Troja, Mikena dhe Tirinto u shkateruan ose u braktisën dhe për to nuk u fol më për shekuj me rradhë. Vetë Homeri, (ose kushdo që i ka shkruar për ata që besojnë se ai nuk ka ekzistuar në të vërtetë) ka treguar për to 400 vite pas rrëzimit të këtyre fuqive.

Sipas arkeologëve Troja u ngrit si qytet jo shumë larg modernes Gallipoli në Turqi, shumë pranë ngushticës së Dardaneleve. E populluar me afro 10 mijë banorë dhe e pasur, Grekët e Lashtë e quanin Ilios, ndërsa banorët e këtij qyteti, të konsideruar si populli i luftëtarëve, njiheshin si Ëilusa. Dominimi i këtij qyteti ishte një qëllim strategjik në vetvete pasi prej tij lidheshin menaxhimi i rrugëve tregtare në Mesdhe dhe në Detin e Zi.

Kërkimet arkeologjike në zonën e Trojës kanë nisur 150 vite më pare. Rrënojat u zbuluan në vitin 1863 nga Frank Calvert, por famën e morën nga gërmimet e tjera që u kryen në vitin 1870 nga arkeologu gjerman Heinrich Schliemann. Puna e bërë prej tij rindezi prozhektorët mbi Trojën dhe atë që qyteti kishte përfaqsuar në histori.

Që prej atëherë janë realizuar 24 gërmime që kanë sjellë në dritë pjesë të ndryshme të qytetit dhe metarmofozat që ai ka pësuar nga epoka e Bronzit deri ne epokën romane në shekullin e V-të. Zbulimet arkeologjike të shekullit të fundit kanë konfirmuar ekzistencën e një Troje në formën politike dhe ekonomike të ngjashme me atë të përshkruar në veprën e Homerit. Sipas disa teksteve të zbuluara në kryeqëndrën e Trojës, qyteti konsiderohej i fuqishëm, nën drejtimin e mbretit Alaksandru, i cili mund të korrespondojë në poemën homerike me princin Parid, emri i lindjes së të cilit, sikurse shkruan Homeri, ishte Aleksandër). Me gërmimeve dhjetravjeçare janë zbuluar edhe maja shigjetash dhe gjurmë të tjera të shkatërrimit, si  dëshmi e epilogut të dhunshëm të qytetit dhe banorëve të tij.

Por lufta nuk ka ndodhur për shkak të një gruaje. Ajo që e shkaktoi luftën e fundit në Ilio, sipas kronikave të kohës, ishte një fushatë ushtarake e ndërmarrë nga grekët në Turqinë Lindore, me sulme dhe pengmarrje massive teksa njerëzit më pas u shitën si skllevër. Këto episode krijuan dtensione te pashmangshme, të cilët me gjasë sollën një luftë e konfirmuar dhe nga një dokument paqeje i nënshkruar rreth vitit 1200 para Krishtit mes grekëvë dhe banorëve të Ilios në lidhje me qytetin e Trojës.

Disa nga faktet e treguara në veprën e Homerit dyshohet se mund të jenë keqkuptuar. Prej kohësh është përfolur për mitin e Kalit të trojës, mashtrimi i përdorur nga Akejtë për të marrë në dorë qytetin. Në vitin 2016-të një arkeolog detar në Universitetin e Aix-en-Provence në Marsilja, Francesco Tiboni zbuloi mund të bëhet fjalë në të vërtetë për një lloj anije fenikase shumë të përhapur në atë kohë e pagëzuar si hippos (kali) për shkak të formës që kishte direku i anijes i ngjashëm më kokën e një kali. Prej këtej ka lindur dhe miti, që me gjasë ka qenë keqkuptimi më i madh i përkthyesve.