Njerka mbyt djalin 8-vjeçar dhe e fsheh në bagazhin e makinës

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Spanjë, ku një djalë 8-vjeçar është gjetur pa jetë në makinën e njerkës së tij. Mediat e huaja që përcjellin lajmin, bëjnë me dije se i mituri është vrarë ditën që u zhduk. Gabrieli ishte zhdukur më 27 Shkurt.

Trupi i Gabriel Cruz u gjet në bagazhin e një makine, e cila ishte në pronësi të njerkës së tij. Njerka e tij thuhet se e ka fshehur trupin e djalit në një pronë familjare, në fshatin Rodalquilar, por është kapur nga policia, duke u përpjekur ta lëvizë atë diku tjetër.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Ana Julia Quezada, 43-vjeç, është arrestuar. Nga ana tjetër, nëna e të ndjerit kishte hedhur gjithmonë hije dyshimi. Patrizia Ramirez, kishte dyshuar gjithmonë se Quezada kishte gisht në zhdukjen e djalit të saj dhe tha se drejtësia duhej të vihej në vend.

Sipas CNN, ky nuk është rasti i vetëm që gruaja me origjinë nga Republika Domenikane, është bërë përgjegjëse për vdekjen e një fëmije. Në vitin 1996, një vajzë 4 vjeçare u rrëzua nga dritarja në qytetin verior të Burgos, ku ndodhej me të dyshuarën. Në atë kohë, vdekja u konsiderua si aksidentale, por autoritetet kanë rihapur çështjen.