Njihuni me fëmijën gjeni nga Kosova. Psikologët kërkojnë që të kalojë nga klasa e 3-të në të 8-tën

Një 9-vjeçar nga Kosova është cilësuar si një gjeni, ndërsa librat për të janë gjithmonë të pamjaftueshme për dijen e tij. Andin Shala i përballon me mjaft sukses të gjitha detyrat që atij i jepen. 9-vjeçari nga Barileva e Kosovës, gjithnjë kërkon leksione shtesë dhe mësuesit e kanë të qartë se librat e klasës së tretë, nuk i përgjigjen intelektit të tij.

Andini thotë për “Tribuna channel” se mësë shumti i pëlqen të lexojë libra, të cilat kanë të bëjnë me astronominë. Ai ka bërë dhe testin e inteligjencës, ku është vënë re se ka koefiçientin shumë të lartë, IQ 125. Në këto kushte, psikologët kanë sugjeruar që ky fëmijë të kalojë nga klasa e tretë në të tetën, por një gjë të tillë nuk është pranuar nga prindërit e Andinit.