Pacolli: Demarkacioni me Malin e Zi ratifikohet këtë javë

Zv/Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të ratifikohet gjatë kësaj jave.

“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve ‘sot, nesër’. Unë ju kam thënë, në javën e dytë të marsit, që moti. Java e dytë e marsit do të jetë java kur do të kalojë, do të miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Pacolli.

Megjithatë, ai nuk ka sqaruar nëse për ratifikimin e kësaj marrëveshje është arritur ndonjë pajtim me partneren e koalicionit qeverisës, Listën Serbe. Kjo e fundit, më herët ka thënë se çështja e Demarkacionit nuk ekziston për këtë subjekt dhe për të, nuk paraqet interes.