Paraja nuk është gjithçka! Miqtë e mirë, familja dhe lumturia janë thesarët e vërtetë…

Çdokush dëshiron të jetë i suksesshëm në jetë. Njerëzit duan të jenë të pasur, të kenë shumë miq, të bëhen të famshëm.

Gjithsesi, po sikur në vend që të bëhesh i pasur dhe me shumë lekë, të bëhesh i pasur me praninë e familjarëve dhe njerëzve që të duan?

Po sikur në vend që të kesh shumë miq, të kesh shëndet dhe lumturi në jetë?

Shumë njerëz harrojnë se paraja dhe fama nuk të nxjerrin në krye. Të kesh miq dhe familjarë që kujdesen për ty, si dhe të fitosh lumturi prej tyre në çdo ditë të jetës, janë gjërat që kanë më tepër rëndësi për mua. Gjithçka varet nga vlerat dhe morali i njerëzve.

Disa do të thonë se paraja është ajo që bën çdo gjë të funksionojë në botë. Kjo gjë është e vërtetë. Për fat të keq, paratë janë një faktor i rëndësishëm në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë. Por gjithsesi, lekët nuk janë gjithçka.

Ndërsa me lekë mund të blesh një vilë ku të jetosh, nuk mund të blesh dot një familje për të të shoqëruar në jetesën tënde në atë vilë. Ndërsa me lekë mund të blesh gjëra të shtrenjta, nuk do kesh me kë t’i ndash ato.

Ndërsa me lekë mund të blesh çdo gjë materiale, nuk mund të blesh dot miq, njerëz, lumturi dhe shëndet dhe këto janë vlerat më të mëdha në jetë. Pa lekë mund të jetohet, ndërsa pa lumturi, pa njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë, dhe pa shëndet, jeta është e pamundur.

Kur mendojmë për suksesin, gabimisht ne mendojmë për gjërat materiale, por sa vlerë do të kishte arritja e tyre, nëse nuk do të kishim me kë t’i ndanim ato gjëra? Jeta është bërë për t’u jetuar me ata që na duan dhe kujdesen për ne. Nëse je i lumtur, je edhe i pasur.

Nëse je i pasur, jo domosdoshmërisht je i lumtur. Ky është dallimi më kryesor midis parasë dhe lumturisë.