Pështyu vajzën adoleshente, Sky Sports pezullon Carragher (Video)

Ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher, është pezulluar nga roli i analistit të futbollit në Sky Sports UK deri në fund të këtij sezoni. Carragher, 40-vjeçar, është kapur në një video duke pështyrë një vajzë 14-vjeçare pas humbjes 2-1 të Liverpool nga Manchester United.