Poetja fierake fiton çmimin në Maqedoni

Këtë fundjavë u zhvillua Manifestimi “Takimet poetike të Karadakut – 2018”, në Kumanovë, Maqedoni me një traditë 26 – vjeçare.

Në konkurim për çmimin “Fadil Bekteshi” morën pjesë rreth 40-të emra të njohur poetësh nga trevat shqipfolëse.

Çmimi i parë shkoi për poeten nga Fieri, Majlinda Nana Rama e cila u prezantua me poezinë “ Vajzës së palindur”, çmimi i dytë për poetin nga Kosova, Fehmi Ajvazi me poezinë “ Hiri mbi gjakun e shenjtë” dhe çmimi i tretë shkoi për poetin nga Kumanova, Nazmi Beqiri i cili u paraqit me poezinë “ Eh Promethe”.

Ky Manifestim zhvillohet me inisiativë të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” me mbështetje të Ministrisë së Kulturës.