Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Floriana Garo bëhet nënë për herë të parë/ Ja emri i vogëlushes

Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë. Sot, ajo ndau lajmin e gëzuar me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

Moderatorja ka sjellë në jetë vajzën e saj në një nga maternitetet e Gjenevës, në Zvicër.

‘Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë me 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rrittë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!’, shkruan ajo duke zbuluar edhe emrin e zgjedhur për vajzën.