Putin: Kam urdhëruar për të qëlluar avionin e pasagjerëve në 2014-ën

Analizë nga: Eliza Mackintosh dhe Mary Ilyushina

Vladimir Putin i Rusisë urdhëroi rrëzimin e një aeroplani të pasagjerëve që thuhet se ishte marre peng nga rrëmbyesit që planifikonin të synonin Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi në 2014, tha Presidenti në një filmim të ri. Në një dokumentar dy-orësh të titulluar “Putin” i cili ishte postuar në mediat sociale të dielën, Presidenti rus tha se atij iu tha për momentet e sulmit të afërt përpara se Lojrat të nisnin. Por kërcënimi doli të ishte një alarm i rremë, tha Putin dhe aeroplani nuk u rrëzua.

Publikimi i dokumentarit vjen në mes të valës së lustrimit te figures se presidentit ne fushaten para-zgjedhore dhe detajon momentet që synojnë të tregojnë heroizmin e Putinit. Përveç episodit me aeroplan, Putini tha gjithashtu në filmim se helikopteri i tij njoftohet se u qellua mbi Çeçeni në vitin 2000, sipas agjensisë së lajmeve Sputnik të shtetit. Në film, Putin i tha intervistuesit Andrey Kondrashov – një prezantues televiziv shtetëror rus i cili u bë zëdhënësi i fushatës zgjedhore të Presidentit në janar – se ai mori një telefonatë nga oficerët e sigurimit më 7 shkurt 2014, gjate rrugës për në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës në stadiumin Fisht.

“Diku në mes të rrugës, ndihmësi [oficer ushtarak] më dorëzoi telefonin, ishte një agjent … nga departamenti i sigurisë së Olimpiadës. Ai raporton: një aeroplan që duhet të kishte fluturuar nga Ukraina në Stamboll ishte marre peng . Rrëmbyesit kërkojnë të ulen në Soçi”, tha Putini.

Pilotët e një avioni turk Pegasus Boeing 737-800, që fluturonin nga Kharkiv në Stamboll me 110 pasagjerë në bord, thanë se rrëmbyesit kishin një bombë. Alexander Bortnikov, kreu i shërbimit të inteligjencës së brendshme të Rusisë, FSB, i cili gjithashtu mori pjesë në intervistë, tha se ishte marrë një vendim për “ngritjen e avionëve luftarakë për të kontrolluar fluturimin”. “Kishim vetëm disa minuta”, tha ai.

Putin dha urdhrin “të veprohej në përputhje me planin”. Por pas pesë deri në shtatë minuta erdhi një telefonatë e dytë dhe i njëjti punonjës tha se rrëmbimi ishte “një mashtrim “.
Aeroplani me sukses u ul në Turqi. Të dielën, zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov konfirmoi tregimin e Putinit për incidentin, sipas Reuters.