Qytetarët të parët! Rama urdhëron Bushatin: Ngrihu në këmbë kur flet para popullit

Kryeministri Rama dhe kabineti i tij qeveritar, aktualisht po mbajnë një takim për bashkëqeverisjen me qytetarët e Elbasanit. Pasi dëgjoi rrëfimin e një mësueseje, e cila tregonte se si kishte zgjidhur një problem të sajin me konsullatën në Itali përmes platformës së bashkëqeverisjes, Rama ftoi ministrin Ditmir Bushati, që të fliste për këtë çështje.

Mes të tjerash, Rama nuk nguroi që t’i jepte ‘urdhër’ Bushatit, që ky i fundit të ngrihej në këmbë dhe të fliste para popullit.

“Me moskuptimin nga fundi i sallës, kush nuk reziston dot në këmbë, të gjejë ku të ulet. Kush nuk duron si unë, të gjejë një vend diku jashtë të ulet. Me platformën ‘Shqipëriaqëduam’, janë ofruar shumë shërbime, edhe ato konsullore. Ndaj për këtë mund ta na flasë ministri. Fjala është për ty, duhet të ngriheni në këmbë dhe të flisni para popullit, (i drejtohet Bushatit)”.