Republikani Tom Rooney trazon radhët brenda partisë për Rusinë

Anëtari i Komitetit të Inteligjencës thotë që ka dëshmi se rusët punuan për të ndihmuar Trump. Një anëtar i partise Republikane i Komitetit të Inteligjencës është duke diskutuar me republikanët lidhur me një raport të diskutueshëm të lëshuar të hënën mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme me fushatën e Donald Trump.
Republikani Tom Rooney i tha CNN se ka dëshmi se rusët kanë punuar për të ndihmuar Trump.

“Nuk e di nese domosdoshmërisht ka pasur një fushatë të plotë për të bërë gjithçka që mundën për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump”, shtoi ai. “Mendoj se qëllimi i tyre ishte kaosi”.

Drafti i raportit të lëshuar nga republikanët e tij të hënën pretendon ndryshe, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka ndërhyrë në zgjedhje, por jo me qëllimin për të ndihmuar Trump.