Romës i mjafton Dzeko, Sevilla eliminon United (Video)

Sevilla ka bërë surprizën më të madhe në fazën e 1/8 të Champions League, duke eliminuar pikërisht gjigantët e Manchester United, me fitoren 2-1 në “Old Trafford”. Me ndeshjen e parë që kishte përfunduar në barazim pa gola, u menduar se “Djajtë e Kuq” do të kishin të lehtë në shtëpi.

Deri në minutën e 74-t ndeshja dukej sikur po shkonte në shtesë, por Ben Yeder shënon për miqtë. Goditja më e madhe vjen pas 4 minutash, ku sërish Ben Yeder dyfishon. Në 84’, Lukaku fut në lojë vendasit.

Në ndeshjen tjetër, Roma ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk, kur ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 për miqtë. Ka vendosur goli i Dzeko-s në 52’. Në 79’ ukrainasit kanë mbetur me 10 lojtarë.

Tension në minutat e fundit, disa kartonë të verdhë për miqtë e Shakhtar dhe në fund triumfojnë verdhekuqtë, që kalojnë në fazën tjetër. Roma pret shortin tani të premten, në orën 12:00.