Sherri me bukuroshet/ Rudina Xhunga i përgjigjet Mustafa Nanos: Do e nxirrja dhe unë gjoksin!

Debati i ditëve të fundit midis Mustafa Nanos dhe gazetareve sportive Ilda Bejleri dhe Bora Zemani ka pushtuar të gjitha mediat rozë.

Sulmet nuk kanë munguar nga të dyja palët dhe kjo çështje është sjellë në vëmendje edhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija”.

E ftuar në këtë puntatë të emisionit ishte edhe gazetarja politike Rudina Xhunga.

Xhunga ka deklaruar se falë tyre shikohen këto emisioni sportive dhe i duartroket pasi i kanë dhënë hijeshi ekranit.

Ajo është shprehur:

Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet. Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja.
Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja. Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madritin e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre.
Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive. Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera.”