Shkarkimi i Tillersonit/ Turqia reagon pas vendimit të Trump, mesazh SHBA-së

Kryeministri i Republikës së Turqisë Binali Yıldırım, ka deklaruar se shpreson që marrëdhëniet turko-amerikane do të avancohen pas largimit të Rex Tillerson nga posti i Sekretarit amerikan të Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mëngjesin e sotëm, Shefi i Qeverisë turke udhëtoi për vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ndërsa para nisjes në aeroportin Esenbog në Ankara iu drejtua gazetarëve dhe komentoi vendimin e djeshëm të presidentit Donald Trump, i cili shkarkoi shefin e Departamentit të Shtetit Rex Tillerson dhe paralajmëroi se shefi i diplomacisë amerikane do të jetë drejtori i deritanishëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Mike Pampeo.

“Pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, qëndrimi i Turqisë është i qartë. Për ne nuk është edhe aq me rëndësi se çfarë do të mendojë sekretari i ri i Shtetit për Turqinë”, tha Yildirim.

Duke theksuar se në periudhën e ardhshme mund të vjen deri te vendosja e marrëdhënieve të shëndosha mes Ankarasë dhe Washingtonit, Yıldırım tha se marrëdhëniet nuk varen nga individë.

Vendimi i Trumpit për shkarkimin e Tillersonit nuk është befasi e madhe duke marrë parasysh se nuk binin dakord për shumë çështje të politikës së jashtme, përfshirë edhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, krizën në Gji dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.