Shpenzoi 350 mln euro dhe eliminohet nga Champions, tallen me Mourinhon

Sevilla pati natë historike në “Old Trafford”, falë dy golave të Wissam Ben Yedder, të cilat ishin të mjaftueshme për ta eliminuar Manchester United nga Champions League, përkundër golit ngushëllues të Romelu Lukaku.

“Djajtë e Kuq” u rikthyen në Champions këtë sezon pasi fituan Europa League në sezonin e fundit dhe i kanë shpenzuar 350 milionë euro në dy sezonet e kaluara.

Paul Pogba (105 milionë euro), Henrikh Mkhitaryan (42 milionë euro, megjithëse ai është larguar nga klubi në janar), Eric Bailly (38 milionë euro), Romelu Lukaku (84.7 milionë euro), Nemanja Matic (44.7 milionë euro), Victor Lindelof (35 milionë euro) janë blerjet e bujshme.

Pas përfundimit të ndeshjes, e gjithë vëmendja u fokusua te 2 trajnerët, Murinho dhe Montella. Tifozët nuk i kanë kursyer aspak talljet ndaj portugezit, i cili shpenzoi shuma marramendëse në merkato për të ndërtuar një skuadër cilësore, por rezultoi një dështim.

Ai u mposht nga italiani Montella, që në drejtimin e Milan-it, zhgënjeu duke u shkarkuar nga skuadra si i dështuar. Ndërsa dje ai arriti ta kualifikonte skuadrën e tij në 8 skuadrat më të mira të Europës.

Disa foto ironizuese qe kanë pushtuar rrjetet sociale:

5 43216