Si të mbani nën kontroll yndyrat në gjak/ Ky gabim i rëndë mund t’ju kushtojë jetën!

Kur bëhet fjalë për yndyrat e larta në gjak, kequshqyerja listohet e para.

Kequshqyerja është njëkohësisht një nga ‘gabimet’ që mund t’ju kushtojë jetën personave që kanë yndyra të larta në gjak.

Faktorë të tjerë rriskues janë konsumimi i tepruar i pijeve alkoolike, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, sëmundja e veshkave, marrja e ekzagjeruar e medikamenteve dhe diabeti.

Albana Daka, nutricioniste dhe mjeke laboratori, e shikon zgjidhjen te regjimi ushqimor dhe jo te medikamentet për të mbajtur nën kontroll vlerat e yndyrave në gjak:

“Trigliceridet quhen të larta, kur nga matja e tyre në gjak esëll në mëngjes pa ngrënë dhe me një darkë të lehtë një natë më parë, vlerat janë më të larta se 200mg/. Ato mund të ulen nga marrja e kombinuar e acideve yndyrore esenciale të polisaturuar (pangopura) tipi omega 3 dhe fibrave ushqimore, komponentë shumë të rëndësishëm në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve në gjak.”

Tregohuni të kujdesshëm, nëse keni yndyra të larta në gjak, domosdoshmërisht duhet të ndiqni një dietë të ‘rreptë’…