S’ka bërë ushtrinë, sulmuesi i Tottenham rrezikon për 2 vite

Në Europë ligji për shërbimin ushtarak është rregulluar me kohë dhe tashmë nuk është më i detyruar, por në shumë vende të tjera të botës ndodh ndryshe, edhe pse mund të jesh një pesonazh mjaft I njohur.

Kështu, koreano-jurgori Son rrezikon të mos luaj për 2 vite për shkak të ligjit në vendin e tij. Të gjithë meshkujt nën 28 vjeç në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak, që zgjat nga 21 deri në 36 muaj.

Tottenham rrezikon ta humbasë sulmuesin, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik të klubit londinez në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021. Megjithatë, ka një pikë që mund ta ndihmojë Son, që t’i shpëtojë shërbimit ushtarak.

Ligji në Korenë e Jugut përjashton nga detyrimi i kryerjes së këtij shërbimi vetëm ata sportistë, të cilët bëjnë paraqitje të shkëlqyera në turnetë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se, nëse Son do të shkëlqejë në Botërorin e Rusisë, atëherë nuk do të jetë i detyruar t’u bashkohet Forcave të Armatosura të vendit të tij.

Koreja e Jugut ndodhet në Grupin F të Botërorit, së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Meksikën, e ajo që duhet të bëjë është që të përsërisë rezultatin e Kupës së Botës së vitit 2002, kur arriti deri në gjysmëfinalet e atij turneu.