Vajza nën 15 vjeç duan organin gjenital si Barbie

Vajza më të reja sesa 15 vjeç janë duke iu nënshtruar operacioneve plastike të organit të tyre gjenital. Statistikat janë alarmante.

Midis viteve 2015-2016, më shumë se 200 vajza nën 18 vjeç kanë kryer një labiaplastikë, prej të cilave më shumë se 150 ishin nën 15 vjeç, sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar. Shifër kjo e përafërt pasi në të nuk përfshihen ato vajza të cilat i janë nënshtruar këtij procesi privatisht.

Dëshira për një “organ gjenital të dizajnuar” është duke u rritur me 50% në vit, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqëria Ndërkombëtare e Kirurgjisë Platiske-Estetike.

Emra të shquar të mjekëve përgjegjës për operacione të tilla të natyrës kozmetike shpjegojnë se operacionet vaginale janë zyrtarisht procedura më e shpeshtë që ata kryejnë për shkak se femrat po dëshirojnë gjithnjë e më shumë të duken si Barbie edhe në zonën intime.

Në përpjekje për të frenuar këtë tendencë alarmante, Ministria e Shëndetsisë në Britani po përgatitet të nis një fushatë ndërgjegjsimi të pagëzuar me sloganin “Çfarë përfaqson organi gjenital për femrat?” gjatë së cilës parashikohet të shpërndahet edhe një fletëpalosje në ndihmë të vajzave dhe grave që kërkojnë t’i nnështrohen labiaplastikës. Kjo fletëpalosje përmbledh informacion të detajuar nga Shoqata Britanike e Pediatrisë dhe Adoleshentëve shoqëruar me ilustrime që tregojnë transformimet krejt normale që pëson organi gjenital i grave të ndryshme.

Vetë vajzat e pyetura nga mjekët janë shprehur se nuk kanë informacion për këtë temë, për të cilën nuk iu është folur asnjëherë në shkolla. Mjekët kujdesen të sqarojnë së nënshtrimi i organeve gjenitale ndaj operacioneve plastike është diçka që këshilltohet vetëm për graë në nëj moshë të caktuar, të cilave u shërben për të rritur vetëvlerësimin dhe besimin që ato duhet të kenë tek vetja.