Vdes në moshën 76-vjeçare fizikani Stephen William Hawking

Fizikani Stephen William Hawking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe .Ishte një prej fizikanëve teorik më të njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 po ashtu edhe mbajtës i karriges Lukasiane të Njutonit dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyrë që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil. Stephen Hawking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, dhe kërkimi i tij është quajtur si një nga perlat e fizikës moderne.Ai iu bë i njohur publikisht dhe në botën studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me një sëmundje e njohur si skleroza laterale amiotrofike. Diagnoza e sëmundjes u gjet në vitin 1963, kur Hawking ishte 21 vjeç. Në atë kohë, mjekët i dhanë atij vetëm dy vjet jetë.

Në fund të viteve 1960, aftësitë fizike të tij u përkeqësuan. Kohët e fundit ai shkruante dhe ecte shtrembër, dhe në këtë kohë ai kishte zhvilluar metoda kompensuese vizuale, duke bërë të mundur që ai të shihte ekuacionet gjeometrike. Më 1960 ai u bë i njohur për karrocën e tij të digjitalizuar. Hawking, kohë më vonë mori një program kompjuterik të quajtur “barazimin”, i ndërtuar nga Walt Woltosz. Kjo ishte një metodë që ai e përdori së fundmi, duke përshtatur fraza, fjalë dhe shkronja nga një “bankë fjalësh” të programuara, e cila përmbante rreth 2,500-3,000 fjalë që i duheshin fizikanit për të folur në përditshmëri dhe gjithashtu kjo bankë fjalësh përmbante një “fjalor fizike”. Hawking ka ruajtur një zë origjinal, duke thënë se preferonte që të identifikohej me atë zë.

Hawking gradualisht humbi përdorimin e dorës së tij, dhe në vitin 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë rreth 15 fjalë për minutë. Vështirësitë u shtuan edhe në frymëmarrje, ku si pasojë e një operacioni në rrugët e frymëmarrjes, ai humbi totalisht aftësinë e të folurit. Hawking ishte pothuaj tërësisht i paralizuar.

Po ashtu, fizikani më me emër i fizikës moderne mbante shumë çmime prestigjoze, ku ndër ta mund të përmendim:

1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Award 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Wolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Award for Concord 1989

Hawking ishte përfshirë në kërkimin e qëllimit të madh të fizikës – një “teori e unifikimit”. Një teori e tillë do të zgjidhë kontradiktat midis Teorisë së Përgjithshme të Ajnshtajnit të Relativitetit, (e cila përshkruan ligjet e gravitetit që bën lëvizjen e objekteve të mëdha si planetët )dhe Teorisë së Mekanikës Kuantike, e cila merret me botën e grimcave subatomike. Për Hawking, kërkimi i kësaj teorie ishte pothuajse një kthesë e madhe për fizikën – tha ai, “Duke gjetur një “teori të gjithçkasë” do të lejonte njerëzimin të “zbulonte mendjen e Perëndisë”. “Një teori e plotë, e qëndrueshme dhe e bashkuar është vetëm hapi i parë: qëllimi ynë është një kuptim i plotë i ngjarjeve rreth nesh dhe ekzistencës sonë”.