Vllaznia e Partizani në paqe, përmbysin Luftëtari e Laçi (Video)

Kanë përfunduar 3 nga 5 ndeshjet e javës 25 të Kategorisë Superiore, që ngjesh akoma më shumë skuadrat që luftojnë për një vend në Europë. Pikërisht Laçi dhe Luftëtari kanë përmbysur dhe janë ngjitur në renditje.

Kryendeshja Vllaznia-Partizani ka përfunduar në barazim pa gola. Ka pasur ritëm dhe raste për gola, megjithatë, ka munguar goli. Në pjesën e parë ka pasur edhe tension, madje janë hedhur edhe sende në fushën e lojës, por pa u goditur njeri.

Vllaznia-Partizani 0-0

Vllaznia: Sherri, Gocaj (Gurishta 66’), Malota, Berisha (Pjeshka 63’), Mersini, Tafili, Krymi, Çinari (Kalaja 63’), Vucaj, Lika, Sukaj. Trajner: E.Gjoka.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Mala (Culum 76’), Batha, Trashi, Asani (Kardozo 62′), Progni, Bardhi. Trajner: K.Dalipi.

Gjyqtar: K.Kola.

Në Gjirokastër, Luftëtari ka përmbysur rezultatin ndaj Kukësi, duke fituar 2-1. Ishin verilindorët ata që kaluan të parët me anë të Gurit, që tashmë është kthyer në një shënues i rregullt për kampionët në fuqi.

Në fundin e pjesës së parë, talenti i ekipit Shpresa, Kristal Abazaj, ka barazuar shifrat. Përmbysja ka ardhur në minutën e 65-të, kur Liçaj shënon golin e dytë për Luftëtarin. Me këtë sukses, gjirokastritët ngjiten në vendin e katërt.

Luftëtari-Kukësi 2-1

Abazaj 44′, Liçaj 65’ / Guri 23′

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljeviç, Xhekson, Rapa, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Bregu, Rroca, Minga. Trajner: H.Lika.

Kukësi: Koliçi, Rrumbullaku, Alla, Shameti, Zhderiç, Musolli, Dzaria, Kale, Shkodra, Et’hemi, Guri. Trajner: P.Pacult.

Gjyqtarë: J.Xhaja, G.Qirici, R.Avdo

Kartonë të verdhë: Liçaj, Abazaj, Athanasopulos / Alla, Guri

Lushnja u duk se do të bënte diçka sot në “Roza Haxhiu”, por Laçi ka reaguar shpejt dhe ka përmbysur shifrat në pjesën e dytë. Pepa shënoi për vendasit në minutën e 26-të, por 6 minuta më pas Uzuni barazon shifrat dhe kaq për 45 minutat e para.

Është sërish Uzuni ai që shënon në pjesën e dytë, kur po regjistrohej minuta e 58-të. Gjithçka bëhet më e lehtë për miqtë kurbinas kur Lushnja mbetet me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Ruçit. Në 68’, Qaqi çon shifrat në 3-1 dhe më pas Laçi administron me qetësi fitoren. Laçi përforcon pozitat në vend të tretë.

Lushnja-Laçi 1-3

Pepa 26’ / Uzuni 32’, 58’, Qaqi 68’

Lushnja: Spaho, Ruço, M.Koreshi, Bufazi, Mone, Alushi, Gava, Papa, Canka, Branica (Meto 71’), Pepa. Trajner: Dritan Çuko.

Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Lushkja, Kallaku, Shtubina (Xhixha 57’), Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: G.Mezani.

Gjyqtar: O. Ferhataj

Kartonë të verdhë: Alushi, Papa / Lulaj, Fangaj

Kartonë të kuq: Alushi 59’