Vuani nga tensioni i lartë i gjakut? Konsumoni këtë produkt ushqimor

Sipas një studimi të fundit, është një produkt natyral që mund të ndihmojë në uljen e hipertensionit.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Manitoba në Kanada kanë kryer një studim për të përcaktuar ushqimet që lidhen me hipertensionin. Studimi është prezantuar së fundmi tek konferenca e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Më konkretisht, shkencëtarët kanë monitoruar minjtë me nivele të larta të tensionit të gjakut dhe probleme me zemrën. Ata i ushqyen minjtë me lloje të ndryshme bishtajoresh, si fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe qiqrat, për një periudhë të caktuar kohe.

Pasi analizuan rezultatet, ata zbuluan se konsumimi i bishtajoreve ndihmoi në përmirësimin e qarkullimit të gjakut tek këmbët e minjve që vuanin nga sëmundja arteriale periferike, që tkurr arteriet në gjymtyrë.

Më pas u zbulua se thjerrëzat, kryesisht, ndihmuan në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe përmirësuan qarkullimin e gjakut.

Thjerrëzat sigurojnë fibra, antioksidues, folate dhe magnez, të gjitha këto lëndë ushqyese që lidhen me shëndetin e mirë të zemrës.

[Burimi: Metro.com]