Vula apostile/ Rama: Hoqëm 6.7 milion euro nga arka e burokracisë greke

Në kuadër të programit të zhvillimit, kryeministri Rama po mban një aktivitet në qytetin e Elbasanit. Ai e ka cilësuar si platformën e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme. Gjatë këtij takimi, Rama foli dhe për heqjen e vulës apostile nga Greqia, duke i cilësuar si të ardhura për xhepat e emigrantëve shqiptarë.

“Kjo vulë ishte për çdo vit një barrë prej 6.7 milion euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve dhe tani do të kursehen.

Ne këtë e arritëm pas një procesi shumë të gjatë bisedimesh. Hoqëm 6.7 milion euro nga arka e burokracisë greke, dhe i vendosëm në arkën e xhepave të shqiptarëve”, deklaroi Rama.