Zbulohet arsyeja pse Gigi Hadid dhe Zayn Malik i dhanë fund lidhjes

Më 13 Mars, “The Sun” zbuloi se çifti Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ka qënë vetë këngëtari, i cili më vonë bëri publik lajmin përmes rrjeteve sociale, e ndërsa mediat rozë thonë se ndarja ka ndodhur për shkak të orareve të ngjeshura që ata kanë.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, arsyeja e ndarjes është presioni i punës, duke i bërë ata që të ndahen zyrtarisht në fillim të këtij muaji.

Një burim i afërt me çiftin tha:Fatkeqësisht Zayn dhe Gigi janë ndarë”.

“Ata kanë orare të ngjeshura në punë, gjë që do të shkaktonte presion mbi çdo marrëdhënie”.