19 vjet pas gjenocidit të kosovarëve

Gjatë luftës të viteve 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin.

Por sot kujtohet genocidi ndaj kosovarëve, ku shumë nga ta morrën rrugët.

Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga shtëpitë e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, kundër pikave ushtarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit, kjo ditë kujtohet me aktivitete.

Një grup shqiptarësh nga Mitrovica kanë marshuar simbolikisht në këtë ditë, dhe po i afrohen pikës kufitare në Morinë.