Ahmetaj: Autonomia të mos cenojë unitetin ekonomik

Gjatë fjalës së tij në konferencën për “vetëqeverisjen vendore”, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se Qeveria ka hyrë në një konsolidim fiskal të thellë dhe se autonomia nuk duhet të cenojë unitetin ekonomik.

“Reforma territoriale ndër më të rëndësishmet, por ka ende punë për disiplinim të shpenzimeve administrative.

Më shumë peshë shpenzimet për investime publike. Autonomia nuk duhet cenojë unitetin ekonomik dhe detyrimet e prapambetura ndaj të trentëve janë problem”- tha ministri Ahmetaj.