Aktori vë me “shpatulla pas murit” Hervin Çulin: Lëpive 4 vjet, do vazhdosh edhe 4 të tjera  

Aktorët nuk kanë të ndalur në betejën e tyre për Teatrin. Një mori akuzash janë vërshuar në drejtim të drejtorit të Teatrit Kombëtar, duke i thënë se si një lëpirës i zoti, ia doli sërish mbanë. Një situatë mjaft e tensionuar u krijua në takimin e gjashtë të aktorëve.

Që në momentin që u fol për zhvendosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës së re kulturore “Turbina”, e më pas për ndërtimin e një teatri të ri, aktorët të bërë bashkë, për një qëllim, janë shprehur se nuk do ndalen.

Pjesë e programit të djeshëm ishte edhe shfaqja e një dokumentari, se si është ruajtur një godinë e ngjashme në Itali, por ishte e vështirë për shkak se takimi zhvillohej jashtë dhe ende nuk ishte errur që të mund të zhvillohej projeksioni.

Ka qënë kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, i cili shigjetoi drejtorin aktual, Hervin Çuli, që në “shkelje ligjore, nuk u dha hapësirat aktorëve dhe qytetarëve”.

“Ne vijmë këtu për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, dhe ai, në vend që të jetë me ne, si artist, si regjisor, mbyll të vetmen mundësi, duke u bërë lake, duke bërë atë që ka bërë gjithnjë, që ka lëpirë 4 vjet dhe do të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera”.