Autori i panjohur që shkroi për sensualitetin në Mesjetë

Sensualiteti në Mesjetë

Autor i panjohur (shek. XII-XIII)

Carmina Burana

 

Por nuk ka ngricë që mund të ftohë

dashurinë, e cila është burim ngrohtësie rë

brendshme dhe arrin të gjallërojë gjithçka që

dimri gjumash e ka plogështuar. Vuaj keqas

dhe po vdes nga plaga, me të cilën krenohem.

Oh, sikur të më shëronte së paku me një të

puthur ajo që kënaqet duke ma shpuar

zemrën me shigjetat e saj të ëmbla.

E qeshur dhe e dashur kur qesh, ajo tërheq

shikimet e të gjithëve. Buzët e saj të njoma

dhe sensuale, por njëherazi, edhe të pafajme,

më ngjallin, një ndjenjë të lehtë përhumbjeje,

kur me puthjet e tyre derdhin një ëmbëlsi si

ajo e mjaltit. Në ato çaste e ndiej veten

si një perëndi! Balli i saj i qashtër dhe i bardhë si

bora, drita vetëtuese e syve të saj, flokët

me shkëlqim ari, duart më të bardha se zambaku,

më bëjnë të psherëtij. […]

Vajza më kishte lejuar ta shihja, t’i flisja, ta

ledhatoja dhe, së fundi ta puthja; Por mbetej

ende caku i fundit dhe i ëmbli i dashurisë.

Në mos e arritsha këtë atë cak, atëherë gjithë ç’më

ka dhënë vetëm sa do t’i shtojë zjarr të ri

dëshirës sime të flaktë.

Po i afrohem këtij caku, por me vajtimet e saj

të butë vasha më ndez edhe më shumë,

ndërkohë që ngurron ta hapë pengesën e

fundit të virgjërisë së saj. Ajo vajton dhe unë

pi lotët e saj aq të ëmbël. Kështu dehem

gjithnjë e më shumë e gjithnjë e më shumë

përvëlohem nga dëshira.

Puthjet e njomura me lot kanë një shije edhe

më të ëmbël dhe e shtyjnë mendjen

për ledhatime më intime. Më ka përpirë afshi dhe

flaka e dëshirës brenda sa vjen e bëhet

më e zjarrtë. Ardiana ndërkohë shfren

brengën e saj në dënesa plot lot dhe nuk

qetësohet nga lutjet e mia. Unë them lutje

pas lutjesh dhe jap puthje pas puthjesh,

ndërsa ajo derdh lot e vetëm lot, bën fjalë e

më qorton, dhe më sheh me ca sy herë,

armiqësorë e herë përgjërues. Herë lufton

kundër meje dhe herë më lutet, dhe teksa i

përgjërohem dhe e ledhatoj, ajo bëhet edhe

më e shurdhër ndaj kërkesave të mia.

Atëherë marr guxim dhe bëhem i

dhunshëm. Ajo më çjerr me thonj, më shkul

flokët, më shtyn me të gjitha forcat,

Përkulet dhe shtrëngon gjunjët për të mos e hapur

portën e trupit. Unë luftoj gjithnjë e më

shumë, derisa më në fund arrij të trimfuj. E

shtrëngoj në krahët e mi duke ia zënë fort

gjymtyrët . I shtrëngoj kyçet e duarvë dhe e

puth me afsh. E atëherë pallati i Venëres hapet.

Kjo gjë na pëlqeu të dyve. E dashura ime nuk

më zmbraps më, por, tanimë e qetësuar më

jep puthje mjaltë të ëmbla.