Balla ka një kërkesë ndaj Bashës: Uroj të mos lobosh kundër hapjes së negociatave 

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i ka bërë thirrje kreut demokrat Basha, që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Balla tha se Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik, ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.

“Sjellja e patolerueshme e PD, ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave.

Shpresoj që Basha të mos investohet me nje lobim kundër hapjes së negociatave, edhe me prezencën e fundit në Berlin.

Si çdo shqiptar që e do vendin e vetë, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.

Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin”, deklaron Balla.