Cikalleshi rikthehet te goli, i jep pikë ekipit të tij (Video)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është rikthyer te goli në kampionatin turk. Ekipi i Osmanlispor ka barazuar ndaj Trabzonspor në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit turk.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 3-3, ndërsa në minutën e 73-të, Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës duke shënuar golin e dytë për Osmanlispor.

 

Sinjale pozitive për sulmin e Panucci-t, që menjëherë pas nënshkrimit të Abazajt me Anderlecht, ka ardhur edhe goli për sulmuesin tjetër të Kombëtares.

Osmanlispor është duke luftuar për mbijetesë, teksa ndodhet në zonën e ftohtë por në takimin e sotëm ka marrë një pikë jetike.