Dua Lipa e pranon: Dikur s’më pëlqente emri im

Në një intervistë për “The Guardian”, Dua Lipa ka treguar se nuk e ka pëlqyer emrin e saj kur ishte fare e vogël. Madje, i kishte shkuar ndërmend që edhe ta ndryshonte, por tashmë është krenare me emrin që i kishte vendosur gjyshja e saj.

“Tani jam krenare. Por kur isha duke u rritur, doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella… diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”, thotë ajo për “The Guardian”.

Në intervistën e saj, ajo ka folur dhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat që i është dashur të përjetojë dhe kalojë në të shkuarën e saj.

Dua ka lënë gjithashtu një mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët, duke u shprehur se “asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij, pa e pasur të domosdoshme”.