Gjiknuri për minatorët: Ja cilat janë kërkesat që kanë gjetur rrugën e zgjidhjes

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një interpelancë me Sindikatën e Minatorëve, ku minatorët kanë treguar disa nga kërkesat e tyre.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe Ministri i Energjisë dhe Intraftukturës, Damian Gjiknuri, i cili tha se shumë kërkesa të minatorëve do të zgjidhen, dhe disa prej tyre ka në gjetur zgjidhjen.

“Kemi realizuar uljen e moshës së pensionit, ishte me kosto, por ishte një veprim shumë i mirë.  Ne kemi pritur që të vij drafti i dakordsuar, unë do të inicioj shumë shpejt që grupi i punën të takohet me sindikatat. Paga minimale mund të realizohet, shumë kompani po paguhen me mirë. Duhet vendosur eh një kufi ligjor për të pasur shteti më shumë mundësi kontrolli.  Duhet që propozuesit të sjellin një draft të fundit, pasit duhet gjetur një e mesme e artë që mor të ketë shumë ngarkesë në buxhetin e shtetit”, deklaroi Gjiknuri.

Ndërsa me tej ka folur dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

“Në vitin 2015 u realizua ulja e moshës së pensionit. Edhe përshkallëzimi që iu referua Fiqiriu është i mundur. Disa nga propozimet janë të mundshme që të reflektohen. Në çdo rast do duhet të theksoj që paketa sociale e Qeverisë ndër vite ka qenë shumë solidare brenda mundësive të buxhetit të shtetit. Vetëm rimbursimi i medikamenteve është rritur me 30%. Që këtë javë do të ritakohemi dhe të vazhdojmë këtë diskutim që sapo filluam së bashku”, tha Ahmetaj.

Minatori i drejtpërdrejtë me Ramën: Duhet të kthesh pak timonin majtas, se po ecën vetëm djathtas

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një interpelancë me Sindikatën e Minatorëve.

Kjo kërkesë është bërë nga themeluesit e Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”, sot të dalë në pension, të cilët kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.

Një prej minatorëve gjatë kërkesave të tij i ka dhënë dhe një këshillë Ramës, pasi sipas tij timoni i qeverisë po ecën shumë djathtas.

Minatori: Të lutem kthe timonin djathtas se po ecën shumë majtat. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë.

Rama: Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një takstë që kemi rritur për njerëzit në nevojë.